BallinaKryesoreGështenjas/2 vajzat jetime kërkojnë me dëshpërim një krevat. Në dollapin e tyre...

Gështenjas/2 vajzat jetime kërkojnë me dëshpërim një krevat. Në dollapin e tyre gjen vetëm vaj

spot_img
spot_img

Këtë të premte emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” riktheu në vëmendjen e publikut historinë e familjes Collaku në fshatin Gështenjas në Pogradec. 16 vjeçarja Fjorela rrëfen sesi para një viti e gjysmë humbi babin.

Kujton fjalët e tij të fundit para se të jepte shpirt. I dha vajzës amanetin e fundit. “Unë jam Fjorela Çollaku dhe jam 16 vjeç, jetoj me mamin dhe me motrën 9 vjeç Manuelen. Mami është 38 vjeç, babi më ka vdekur para një viti e gjysmë. Atë ditë i dhimbte barku e dërguam me ambulancë në Pogradec pastaj e dërguam në Tiranë. I kishin vendosur oksigjenin kur dergjej tek shtrati i spitalit, më kërkoi më tha ka dy fjalë.

E para tha ruaj mamin dhe motrën dhe e dyta çoje këtë amanet deri në fund kur të rritesh. Gjyshi më shoqëroi për në shtëpi pas kësaj. Kur erdha këtu nuk më thanë që babi ka vdekur, më ra të fikët, motra u bë keq. Kemi parë fatkeqësi. Nuk na besohej ishte e papritur. U thoja njerëzve që ju gënjeni.

Mamit i ra të fikët. Duhet të bëhesha e fortë para motrës dhe para mamit. Një infermiere qetësoi mamin. Babi ishte shumë i lidhur me ne. Babi ishte i verbër, nuk shikonte madje kur dilte në Pogradec ai mbahej tek mami.Kur linda unë ai u verbua se vuante nga veshkat”,- thotë Fjorela. I ati i mungon edhe motrës së vogël. 9 vjeçarja Manuela thotë se një ditë ai do të trokasë përsëri në derë dhe do ta përqafojë. “Babi më mungon shumë, doja shumë të ishte këtu me ne, por nuk është.

Mua më duket si ëndërr, nuk më besohet që ai ka vdekur, më duket se do hapet dera dhe ai do më përqafojë”,-thotë motra e Fjorelës. “Babi na fliste për fëmijërinë e tij, na gatuante edhe pse ishte i verbër, kërcente me ne”,-kështu e kujton Fjorela të atin. E ëma e dy vajzave e ka vuajtur shumë humbjen e bashkëshortit aq sa pati probleme me shëndetin mendor.

“Mami është me sëmundje mendore, qëkur babi vdiq ajo u bë shumë keq. Ka patur probleme”, -thotë Fjorela. Pas vdekjes së babait dy vajzat dhe nëna e tyre kanë vuajtur urinë. Shtëpia ku banojnë nuk është e tyre. Në shkollë u qan syri për një hamburger, ndërsa veshje dhe këpucë të reja kurrë nuk kanë blerë më parë. “Motra qante donte bukë, mami thoshte prit se do vijë dita që do hash bukë, në shkollë pa disa vajza duke ngrënë dhe qante na pyeste përse nuk më blini dhe mua. Edhe shtëpia nuk është e jona, nesër mund të përfundojmë në rrugë. Në shkollë duhen lekë për transportin, unë s’kam, as një hamburger nuk e blej dot, më pyesnin shoqet përse nuk blen , nuk dua ua ktheja unë. Rrobat nuk blejmë kurrë, na i sjellin fqinjët kur nuk u bëjnë fëmijëve. As këpucë nuk kemi blerë ndonjëherë”, – thotë vajza.

Familja në Gështenjas është e mbytur në borxhe, lista në dyqane është kilometrike ashtu sikurse faturat e papaguara. “Në dyqanet pranë shtëpisë jemi në borxhe, blejmë bukë me listë. Fatura e ujit e papaguar është 2.5 milionë lekë të vjetra. Kur bie shi shtëpia mbushet me ujë, vendosim kova me ujë dhe i heqim. Ne brenda shtëpisë, vetëm dy divanë kemi. Na i kanë falur njerëzit, asnjëherë nuk kam patur krevate, na vritet kurrizi, por çfarë të bëjmë në këto kushte jemi.

Ëndrra ime është ta çoj amanetin e babit deri në fund, të kemi një shtëpi dhe të na lahen borxhet se po na vijnë njerëzit po na trokasin në shtëpi duan lekët borxh. I japim nga pak po me 10.000 lekë çfarë mund të bësh? Asgjë! Mami qan e thotë se nuk na ushqen dot. U lutem shqiptarëve të na ndihmojnë se jemi dy jetime”, -me lotësh e mbyll thirrjen Fjorela.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular