Qyteti Hefei, kryeqendra e provincës Anhui në Kinën lindore, këtë vit pati shtim të linjave për trenat e mallrave drejt Evropës, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm në 31.
Sipas kompanisë “Hefei International Land Port Development Co., Ltd”, ndër destinacionet e reja janë Ekaterinburg në Rusi, Tilburg në Holandë dhe Kiev në Ukrainë.
Një tren me 280 tonë materiale elektro-shtëpiake dhe antiepidemike u nis për në Duisburg, Gjermani, duke e çuar kështu numrin vjetor të trenave të mallrave Kinë-Evropë, të nisur nga Hefei, në një rekord prej 500, shkruan “Xinhua”.
Chen Feng, zv.dreejtor i përgjithshëm i kompanisë hekurudhore deklaroi se gjithnjë e më shumë prodhime lokale, ndër të cilat makina e frigoriferë, ngarkohen nëpër trena dhe dërgohen në Evropë.
Në Hefei, shërbimet hekurudhore tregtare Kinë-Evropë startuan në vitin 2014, duke mbuluar 10 vende. Sipas kompanisë, më shumë se 1800 tonë material anti-epidemik u transportuan këtë vit në Evropë. (Irma)