BallinaBotaFormohet blloku më i madh tregtar në botë/ Grupit i bashkohen Kina,...

Formohet blloku më i madh tregtar në botë/ Grupit i bashkohen Kina, Japonia, Koreja e Jugut e Australia

spot_img
spot_img

Pesëmbëdhjetë vende kanë formuar bllokun më të madh tregtar në botë, duke mbuluar gati një të tretën e ekonomisë globale. Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) përbëhet nga 10 vende të Azisë Juglindore, si edhe  Kina, Koreja e JugutJaponia, Australia dhe Zelanda e Re dhe nenshkruan nje marreveshje ne mes tyre.
Nënshkrimi i marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) është “një fitore e multilateralizmit dhe e tregtisë së lirë,” u shpreh kryeministri kinez Li Keqiang.
Duke folur të dielën në Samitin e 4-t të RCEP-it, që u organizua nëpërmjet videos, Li tha:
“Nënshkrimi i RCEP-it është jo vetëm një arritje e shënuar e bashkëpunimit në rajonin e Azisë Lindore, por edhe një fitore e multilateralizmit dhe e tregtisë së lirë.”
Marrëveshja e RCEP-it u firmos nga 15 vendet pjesëmarrëse të dielën.
Sipas të dhënave statistikore, këto vende kanë një popullsi prej 2.3 miliardë banorësh, duke zënë 30% të popullsisë globale. PBB-ja e përgjithshme e 15 vendeve të RCEP-it i kalon 25 trilionë dollarët amerikanë. Kjo do të jetë marrëveshja më e madhe e tregtisë së lirë në botë për sa i përket PBB-së, më e madhe se Marrëveshja Gjithëpërfshirëse dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit (CPTPP), Bashkimi Evropian dhe Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ShBA-Meksikë-Kanada, sipas Rajiv Biswas, kryekonomist për rajonin e Azi-Paqësorit i kompanisë së informacionit global “IHS Markit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular