Tre persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan, sipas Abcnews.
Dy persona të infektuar nga Covid-19 kanë humbur jetën në spitalin “Shefqet Ndroqi” në 24 orët e fundit.
Dy viktimat ishin të shtruar në spitalin Covid2 në Tiranë. Mësohet se ato janë dy gra të moshave 62 dhe 85-vjeçare.
Ndërsa një tjetër i moshuar, i moshës 88 vjeçare, i infektuar me koronavirus, ka ndërruar jetë në banesën e tij.
Në dy ditët e fundit, kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit të rrezikshëm gjithsej 6 qytetarë.