Situata e koronavirusit në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, ku nga dita në ditë vihet re rritje e numrit të të infektuarve si dhe e viktimave.
Vetëm gjatë ditës së djeshme u raportua për 593 të infektuar dhe 11 viktima.
Pavarësisht se kryeministri Edi Rama deklaroi në Kuvend se spitalet tona ofrojnë të gjitha mjetet dhe ilaçet e nevojshme për kurimin e pacientëve me COVID, vihet re një fenomen, ku shumë persona po dërgohen për kurim jashtë vendit, kryesisht në Turqi. I fundit raportohet se është deputeti Andi Përmeti, i cili ka komplikacione të rënda.
Ndërkohë, në disa foto të publikuara nga LSA, shihen disa djem me laptop tek dera e spitalit Infektiv, të cilët kanë një aparaturë për t’u bërë foto për pasaportë pacientëve që nisen për kurim jashtë Shqipërisë.