Një lajm i hidhur vjen nga Fakulteti i Ekonomisë, ku njoftojnë ndarjen nga jeta në mënyrë krejt të papritur të Pedagoges, Irena Bogdani.
Fakulteti i Ekonomisë i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe miqve të profesoreshës së nderuar, të dashur dhe të vlerësuar në ambientet akademike të Universitetit të Tiranës.
‘E vështirë për ta pranuar dhe besuar se e nesërmja në auditoret dhe ambjentet e fakultetit do të jetë pa zyshë Irenën. Mirësia që ajo transmetonte, ndershmëria dhe profesionalizmi në mësimdhënie e bëjnë dhimbjen që përjetohet nga kjo humbje e pa pritur edhe më të rëndë. I gjithë stafi akademik, studentët dhe stafi ndihmës, përkulen me respekt dhe mirënjohje përballë kujtimit të Profesores Irena Bogdani’, shkruan ndër të tjera dekani i Fakultetit të Ekonomisë në emër të studentëve dhe stafit.
Postimi i plotë i FE
Tronditës lajmi që morën studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë për ndarjen nga jeta të Profesoreshës së dashur Irena Bogdani. Befasia e kobshme në këtë periudhë pandemie mori një nga profesoret më të dashura dhe të vlerësuar ne ambjentet akademike të Universitetit të Tiranës.
E vështirë për ta pranuar dhe besuar se e nesërmja në auditoret dhe ambjentet e fakultetit do të jetë pa zyshë Irenën. Mirësia që ajo transmetonte, ndershmëria dhe profesionalizmi në mësimdhënie e bëjnë dhimbjen që përjetohet nga kjo humbje e pa pritur edhe më të rëndë.
I gjithë stafi akademik, studentët dhe stafi ndihmës, përkulen me respekt dhe mirënjohje përballë kujtimit të Profesores Irena Bogdani.
Dekanati i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në emër të studentëve dhe stafit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe gjithë të afërmëve të saj.
Shpirti ju prehtë në paqe