BallinaKryesore“Skema e mashtrimit kundër Lulzim Bashës u rrëzua”- Paloka thirrje Ramës: Mjaft...

“Skema e mashtrimit kundër Lulzim Bashës u rrëzua”- Paloka thirrje Ramës: Mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka përmes një deklarate për mediat i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas thirrjeve që ky i fundit i bën kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë dhe të sqarojë akuzat nga dëshmitarët për masakrën e Krushës.

Paloka i ka bërë thirrje Ramës që të ndalë së përdoruri Kosovën, duke e bërë pis luftën e UÇK-së, që sipas tij kryeministri e ka taktikë për të fshehur dështimet e tij.

Në fund të reagimit të tij, Paloka i ka kërkuar Ramës që të kthejë përgjigje se përse “vetëm ti dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë”.

Deklarata e plotë:

Për Edi Ramën dhe të gjithë mercenarët e ti, më poshtë👇janë me zë dhe me figurë të gjitha përgjigjet që ti u fshihesh dhe nuk do t’i dëgjosh:

Që ti dhe Ministria e Jashtme Ruse jeni të vetmit që flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë.

Që kasetën, dëshmitari yt ia kishte dhënë BBC në prani të Dash Pezës dhe jo Lulzim Bashës.

Që përkthyesi në Shtëpinë e Verdhë ishte Artan Grubi dhe jo Lulzim Basha.

Që Lulzim Basha, siç deklaroi dhe prokurori i EULEX-it nuk kishte qenë KURRË pjesë e asnjë hetimi ndaj UÇK-së.

Që, siç pohoi edhe miku yt Baton Haxhiu në Opinion, pretendimi se Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në arrestimet e komandantëve të UÇK-së është gënjeshtër.

E gjithë skema jote e mashtrimit që ke ngritur deri më sot kundër Lulzim Bashës, u rrëzua.

Shiko në çfarë bataku e zhyte veten, vetëm e vetëm për të larguar vëmendjen e njerëzve nga  skandalet dhe vjedhjet e muajve të fundit dhe dështimit në përballjen me krizën e COVID-19.

Mjaft e keqpërdore Kosovën! Sot ia ke borxh Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit gjithë ç’ke sajuar. Ditën që ata përballeshin me akuzat e Vuçicit, në Hagë ti firmose me të marrëveshje.

Ia ke borxh Kosovës dhe shqiptarëve përgjigjjen, pse vetëm ti dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse flisni akoma për Shtëpinë e Verdhë. Edi Rama, mjaft e dëmtove Kosovën, mjaft e bëre pis luftën e UÇK-së për të fshehur dështimet e tua.

Po vjen dita të japësh llogari për të gjitha dështimet dhe zullumet e tua në kurriz të shqiptarëve!

Paloka i ka bërë thirrje Ramës: Mjaft e keqpërdore Kosovën! Ja borxhi që Rama i ka Kosovës dhe shqiptarëve!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular