BallinaAktualitetÇfarë po ndodh në këtë vend?! Alarmi, 30 mijë kërkesa për azil...

Çfarë po ndodh në këtë vend?! Alarmi, 30 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët në 8 muaj

spot_img
spot_img

Shqipëria konsiderohet ende si një ndër vendet me flukset më të larta të emigrimit në raport me popullsinë rezidente. Rreth 1.64 milionë shtetas shqiptarë ose 36% e popullsisë jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryesisht në SHBA, Kanada, Greqi, Itali, Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar apo Zvicër. Shqipëria ka përjetuar një periudhë intensive emigrimi prej viteve ‘90 dhe që vazhdon edhe sot, ndonëse me ritme të tjera dhe jo me të njëjtin intensitet.

Rigjallërimi i valës së emigrimit shpjegohet me një sërë faktorësh socialo- ekonomikë, por edhe si pasojë e politikave joefikase të qeverive për të menaxhuar largimet masive.  Sipas INSTAT, gjatë periudhës 2011-2019, ka emigruar jashtë 13% e popullsisë ose mbi 360 mijë persona.

Tirana është me emigrimin më të madh të familjeve, ndërsa Shkodra, Fieri, Durrësi, me humbjet më të mëdha të popullsisë. Kukësi ka normat më të larta të ikjes së popullsisë, jashtë dhe brenda vendit. 53% e të ikurve janë me arsim të mesëm ose të lartë. Shumica, të rinj. Gati 60% e të ikurve rendisin varfërinë si arsye.

Armela Xhaho, kërkuese dhe drejtuese e projektit IDN (Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim) deklaroi në “Wake Up” se nga janari deri në gusht ka pasur 30 mijë kërkesa për azil.

“Jemi drejt përfundimit të dekadës së tretë të emigracionit dhe thuajse Shqipëria ende nuk e ka përfunduar këtë ciklin e tranzicionit migrator.

Ende Shqipëria përballet me flukse shumë të larta dalëse, por njëkohësisht ka edhe një potencial mjaft të lartë për migrimin e të rinjve.

Shqipëria renditet ndër vendet e para për sa i përket kërkesave për azil. Sigurisht që vendi ynë ka hyrë në vendet e sigurta të origjinës, por kërkesat për azil ngelen të larta.

Vetëm nga janari deri në periudhën gusht të 2020 ka pasur rreth 30 mijë kërkesa për azil, ndër të cilat pjesa më e madhe ka qenë nga të rinj, rreth 79 për qind”, bëri të ditur Xhaho.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular