Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë në Greqi. Raportohet se personi i vrarë është me iniciale B.K dhe me origjinë nga Mati.
Në momentin që është vrarë ai ka qenë për gjueti, së bashku me një shok të tij, në Volos të Greqisë. 33-vjeçari shqiptar, jetonte prej vitesh më vendin fqinj, së bashku me familjen.
Rrethanat e vrasjes ende nuk dihen, por policia greke ndodhet në vendngjarje për të zbardhur arsyet dhe autorin e saj.