Dy motra shqiptare, Serena dhe Ina Sinani janë përzgjedhur në garën e The Voice of Italy falë talentit të tyre.
Vajzat surprizuan jurinë italiane dhe bënë që të katër anëtarët të ktheheshin për t’i kërkuar në skuadrën e tyre. Ata kënduan këngën e Era Istrefit dhe Ledri Vulës, “Shumë pis” dhe u përzgjodhën që të vijojnë garën. Motrat u përzgjodhën nga artisti i njohur Gue Pequeno dhe do të vijojnë garën nën udhëheqjen e tij.