Ditën esotme, njësia Vendore e Shëndetit Publik në Sarandë, pas rasteve të shumta të regjistruara me Covid-19, urdhëroi mbylljen e shkollës 9 vjecare “9 Tetori” në qytet.
Në këtë shkollë rezultojnë të infektuar nga virusi Covid 19, 10 mësuese, 5 sanitare dhe 1 roje.
Shkolla “9 Tetori” sipas burimeve, do të qëndrojë e mbyllur deri në një urdhër të dytë.
Në Sarandë nga shtimi i rasteve me covid19 janë mbyllur edhe institucione të tjera si: Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Prokuroria, Sigurimet Shoqërore dhe disa institucione të tjera.