BallinaKronikeI riu dhunon dhe kanos mjekun e urgjencës në Elbasan, detajet e...

I riu dhunon dhe kanos mjekun e urgjencës në Elbasan, detajet e para

spot_img

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 29-vjeçar në Elbasan pasi ka goditur një mjek dhe e ka kërcënuar.

Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se 29-vjeçari me iniciale K.G. ka goditur mjekun me iniciale Sh. K. 55 vjeç në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Policia po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Goditi dhe kanosi mjekun në krye të detyrës, vihet në pranga nga Policia 29-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi në urgjencën e spitalit Elbasan, ka goditur dhe kanosur me fjalë mjekun e gatshëm shtetasin Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.”, njofton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular