BallinaKronikeE rëndë në kryeqytet, njerku tenton të përvelojë me ujë të nxehtë...

E rëndë në kryeqytet, njerku tenton të përvelojë me ujë të nxehtë dhe t’i presë fytin djalit 3 vjeçar të gruas

spot_img

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar dje në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Mediat atje shkruajnë se njerku ka tentuar t’i presë fytin djalit të gruas me të cilën jetonte.

Gruaja me inicialet L.T ka deklaruar dje në Polici se rreth orës 14:00, kur ishte në shtëpinë e saj, bashkë me djalin 3 vjeçar dhe bashkëshortin e saj të dytë, shtetasin me inicialet D.Q 50 vjeçar nga Shqipëria, ky i fundit ka tentuar të ushtrojë dhunë mbi fëmijën.

Ajo ka thënë se fillimisht burri i saj kishte marrë një tenxhere me ujë të nxehtë dhe kishte dashur që t’ia hidhte djalit të vogël, por ajo fatmirësisht kishte arritur t’ia largojë nga duart. Më pas, 50 vjeçari ka marrë thikën e kuzhinës dhe ka tentuar t’i presë fytin djalit 3 vjeçar. Nëna e tij, ka ndërhyrë dhe ka arritur t’ia marrë thikën burrit të saj.

Siç raportojnë mediat atje, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kalaja e Prizrenit” në Prishtinë. I dyshuari pas sherrit në shtëpi, i ka marrë gruas 350 euro nga çanta dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është referuar në Prokurori dhe organi i akuzës ka kërkuar që të inicohet rasti për “Dhunë në Familje, neni 248”, dhe të bëhet përpjekje që të sigurohet personi i dyshuar (shtetas i Shqipërisë) dhe më pas të njoftohet sërish për veprime të mëtejshme hetimore.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular