Të tjera detaje kanë dalë në lidhje ma arrestimin e 24-vjeçarit nga Kavaja, i cili kërcënonte një punonjës policie
Siç raporton News24 bëhet fjalë për të riun Ardit Saraçi, i cili akuzohet se ka kërcënuar një inspektor krimesh në Kavajë, pasi ky ka marrë pjesë në kontrollin e banesës dhe arrestimin e këtij shtetasi ne vitin 2019, i dyshuar për lëndë narkotike e armëmbajtje pa leje.
“T’i ke thënë se kam drogë”, mësohet se i ka thënë i riu policit.
24-vjeçari Saraçi pasi është liruar me masën e detyrim paraqitjes hapte rrjete sociale dhe kërcënonte policin.