BallinaAktualitetPresidenti Meta vlerëson atdhetarin humanist, Skënder Përpepaj me Dekoratën e lartë “Nënë...

Presidenti Meta vlerëson atdhetarin humanist, Skënder Përpepaj me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”

spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot nëpërmjet një ceremonie solemne atdhetarin humanist, Skënder Përpepaj me Dekoratën “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Në vlerësim të punës për ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave atdhetare në diasporë; ndihmën e pakursyer për njerëzit dhe vendlindjen e tij, Nikaj-Merturin e Tropojën. Për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-britanike”.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta, duke vënë në dukje kontributet dhe meritat e Përpepaj jo vetëm si sipërmarrës i suksesshëm, por edhe veprimtarinë e tij atdhetare dhe bamirëse u shpreh, “kënaqësi të mblidhemi sot, për të vlerësuar një personalitet të veçantë, me një zemër të madhe, një humanist të palodhur, i cili ka një atdhedashuri të jashtëzakonshme dhe që është aq i lidhur me vendlindjen e tij, duke bërë çdo gjë për të rikthyer jetën dhe për të ruajtur traditat e Curraj të Epërm dhe të Nikaj-Mërturit, Skënder Përpepaj.

“Ai ka qenë dhe mbetet një shembull i jashtëzakonshëm për të mos humbur kurrë dashurinë për Atdheun, për vendlindjen e tij Tropojën, dhe për të mbështetur në një mënyrë tepër bujare dhe konkrete Shqipërinë e Kosovën”, tha Meta.

“Përpepaj është një ndër organizatorët e sponsorët kryesorë të takimeve e veprimtarive të ndryshme kulturore-artistike, diplomatike, mediatike dhe sportive të Diasporës sonë me banim në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave atdhetare  në Shqipëri e Kosovë”, shtoi Meta.

“Shqipëria dhe kombi ynë, ka nevojë për shembuj të tillë të shkëlqyer të atdhedashurisë, si ky i Skënder Përpepajt, që Diaspora të mbetet e lidhur me Atdheun e vet, që të japin kontribute për zhvillimin e Shqipërisë dhe të trojeve tona, për ripopullim të fshatrave tona të braktisura, të njerëzve në nevojë; për shëndetësinë, kulturën e artin. Që të gjithë, siç thotë nobelistja jonë Shën Nënë Tereza: “Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Duke vlerësuar gjithë këtë kontribut të çmuar të Skënder Përpepaj, kam privilegjin ta dekoroj me dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, sepse ai ka bërë gjëra të mëdha dhe me dashuri të madhe”, përfundoi Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular