Zdravko Krivokapiç, që është i mandatuari për kryeministër të Mali të Zi, pritet që nesër të zbulojë emrat e kabinetit me të cilët do të drejtojë vendin.
Shqiptari Dritan Abazoviç, që është pjesë e koalicionit, sipas medieve malazeze pritet që të marrë drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes, por do të jetë gjithashtu edhe zv/kryeministër.
Nesër do të zbulohen emrat, ndërsa në 2 dhjetor do të bëhet prezantimi i programit në parlament dhe votimi. Pak ditë më parë Dritan Abazoviç u kërcënua me jetë./