BallinaAktualitetTaulant Balla flet nga Parlamenti dhe kërcënon: Deri në 8 vite burg...

Taulant Balla flet nga Parlamenti dhe kërcënon: Deri në 8 vite burg për ata që prishin zgjedhjet

spot_img
spot_img

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se duhet të nisë puna për ashpërsimin e dënimeve për shitblerjen e votave. Nga foltorja e parlamenti Balla foli për reformën zgjedhore duke theksuar se adreson të gjithë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ndërsa duke iu referuar kërcënimeve nga opozita për zgjedhjet e 30 qershorit, Balla tha se nuk ka më budallenj që futen në burg për Sali Berishën apo Lulzim Bashën duke treguar kodin penal për ata që prishin zgjedhjet.

Sipas tij, kush hakërrehet se në Shqipëri nuk do të zhvillohen zgjedhje, duhet ta dijë se nuk ka më budallenj që futen në burg për Sali Berishën apo Bashën. “Kush guxon të dëmtojë material zgjedhor thotë kodi penal, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 8 vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve dënohet nga 3 deri në 8 vjet. Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin ose Monikën”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular