BallinaAktualitet"Ultimatumi" i Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale deri në...

“Ultimatumi” i Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë funksionale deri në fund të dhjetorit, palët…

spot_img

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka përshëndetur mbledhjen e djeshme të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që u ndoq dhe nga Avokati i Popullit, përfaqësues të Presidencës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Me një shënim në Twitter, Yuri Kim shkruan se kjo mbledhje tregoi bashkëpunimin mes KED, Presidencës e Parlamentit, për të vepruar me urgjencë në lidhje me opinionet e Komisionit të Venecias.

Yuri Kim shkruan mes të tjerash se Gjykata Kushtetuese në vend, duhet të jetë funksionale deri më 31 dhjetor të këtij viti.

“Mbledhja e djeshme e KED tregon bashkëpunimin e saj, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Ai Shqipërinë një hap më afër një Gjykate Kushtetuese funksionale më deri më 31 dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, thotë Yuri Kim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular