Një konflikt mes dy personave ka ndodhur këtë të shtunë në Kosovë. Në pamjet e bëra publike shihet një i ri, i cili i drejton armën një personi tjetër në aksin rrugor Veternik-Prishtinë.
Policia ka shkuar në vendngjarje, por personat e konfliktuar janë larguar në drejtim të paditur. Fatmirësisht konflikti është mbyllur pa përdorimin e armës. Identitetet e personave të përfshirë në konflikt nuk dihen ende, ndërkohë që policia po punon për identifikimin e tyre.
Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo përleshje: