Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri është konstatuar një ulje e lehtë e të infektuarve me COVID, edhe pse shifrat vijojnë të jenë alarmante.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
“Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.”, njofton ministria.
Nëse u referohemi rasteve aktive, Tirana, Fieri dhe Durrësi janë vatrat më të rrezikshme.
397 të shëruar, 471 pacientë të shtruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.
16 viktima
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetar? nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.