Rama sot bën patriotin e madh, por kujtojmë që ai nuk nguron aspak të përdhosë simbolet kombëtare kur bëhet fjalë për interesa financiare. Më konkretisht ai arriti të heq në mënyrën më të shëmtuar dhe arrogante “Shqiponjën” tek ish dogana në sheshin më të njëjtinemër, e cila ishte dhuratë e diasporës shqiptare për 100-vjetorin e pavarëisisë, konkretisht e biznesmenit të njohur shqiptar Lazim Destani, njëri prej shqiptarëve më të pasur të botës.
Ky është vetëm një nga shembujt si tregues i patriotizimit fals të Edi Ramës dhe lotëve të krokodilit që derdh ku gjasmë i dhimbset cështja kombëtare kur është një mik i ngusht i zëdhënësit të Millosheviqit, Presidentit të Sërvisë Aleksandër Vucic. Edi Rama jo vetëm e hoqi përdhunshëm këtë simbol kombëtar dhuratë në 10 vjetorin e Pavarësisë, por madje dhe ironizoi simbolin një gjes tejet i turpshëm i tij.