Kryeministri Edi Rama sot në seancën plenare duke folur për situatën politike në vend dhe vendimet e opozitës deklaroi se zgjedhjet do të jenë më 30 qershor pavarësisht kërcënimeve e shantazheve.
Ai tha se ‘Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ndryshe nga unë, ndryshe nga ne mendojnë se këto zgjedhje janë anormale por dua t’ju them se kjo nuk është as zgjedhja jonë e as faji ynë’. Kreu i qeverisë kujtoi dhe njëherë marrëveshjen e 2017 me kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilën tha se maxhoranca kaloi ylberin.