Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, i cili kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij shtatzëne. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Castelfranco rreth orës 19:45, pas një konflikti për motive të dobëta.
I riu shqiptar, i moshës 21-vjeçare kishte goditur me shkelma dhe shpulla bashkëshorten e tij po shqiptare.
Gjatë sulmit, gruaja kishte pësuar lëndime dhe u dërgua në Spitalin e Modenas. Ndërsa bashkëshorti i saj u arrestua.