BallinaOP EDQindra milionë euro koncesione, ka një vend në ferr për ata që...

Qindra milionë euro koncesione, ka një vend në ferr për ata që nuk shqetësohen, Edi Rama

spot_img
spot_img
Ka një vend të posaçëm në ferr për të gjithë ata që nuk shqetësohen për:
– 325 milionë euro konçesion incenerimi mbetjesh ndaj Klodian Zotos, pa garë, pa tender, pa transparencë e mbi të gjitha pa nevojë e me pasoja për shëndetin.
– Konçesionin e Durrës-Kukës, paguar nga ne si frengu pulën, me pagesë 5 euro çdo kalim dhe pagesë trafiku të garantuar.
– Konçesionin e Tiranë-Durrës me pagesë 2 euro çdo kalim dhe pagesë trafiku të garantuar.
– Konçesionin e Check Up që i fal Vilmës 70 milionë euro edhe pse nuk do i ofrojë kurrë aq shërbime.
– 124 milionë euro për sterilizimin e materialeve spitalore, kur me aq para ndërtonim 10 spitale të reja.
– 193 milionë euro për konçesionin e skanimit në dogana.
– Kostot nga 18 deri në 24 milionë euro për km në ndërtimin e rrugëve të reja, pa tendera dhe me PPP në masën 2 miliard euro.
– Gllabërimin e truallit publik në mes të bllokut për kulla.
– Gllabërimin e ish lulishte 1 majit për kulla.
– Gllabërimin e copave të liqenit për kulla.
– Gllabërimin e truallit publik te Teatri Kombëtar për kulla dhe shkatërrimi i këtij të fundit.
– Vjedhja me çmimin e cilësinë e naftës
…etj
POR
Shqetësohen se përsa disa bashkëvuajtës kanë blerë toka e kanë ndërtuar shtëpi, me miratimin apo heshtjen e plotë të shtetit, aty ku dje ishin tokat e fermës dhe sot i kanë të palegalizuara.
Duhet të jesh shumë po shumë naiv që ta bësh këtë…
Ose shpirtzi Edi Rama
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular