Kryeministri Edi Rama po e mbyll edhe mandatin e dytë pa asnjë sukses në rrugën drejt integrimit.
Tetë vite dështim janë rezultati më i hidhur që mund të mbajë mbi shpinë një qeveri në këto dekada tranzicion.
Një ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel vulosi fatin e Ramës, kur deklaroi se nuk do ketë negociata me Shqipërinë.
Ndërkohë, Gjermania e ka paralajmëruar edhe më herët se me qeverisjen e Ramës nuk ka integrim. Këto thirrje janë ilustruar nga mjeshtri Bujar Kapexhiu përmes disa karikaturave në Mapo.