Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Orikum Llogara në Dukat -Fushë të Vlorës, ku si pasojë është shënuar një viktimë.
Sipas Report TV është qëlluar në drejtim të një makine në anë të rrugës dhe burime bëjnë me dije se ka një viktimë, i cili është rreth 31 vjeç.
Në drejtim të makinës ku ndodhej viktima është qëlluar mbi 10 herë. Ende nuk është zbardhur emri i viktimës dhe detaje se me çfarë ka lidhje kjo ngjarje.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.