Mosbindja civile/ Basha: “Nuk ka zgjedhje në 30 qershor pa opozitën, këtë e di edhe bufi”

0
314

Kreu demokrat tha nga Miloti se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor

“Vetëm një uzurpator që e ka lidhur fatin e tij me kriminelë dhe oligarkë mund të marrë vendime kriminale, të nxjerrë në mes të natës dhe në pikë të mëngjesit foshnjet, të shkatërrojë prona dhe shtëpi me të njëjtën urrejtje si uzutpatorët. Themeli i kësaj të keqe është rënia e demokracisë dhe votës së lirë. Kjo është esennca e betejës sonë. Pa zgjedhje të lira nuk hapen dyert e Europës”, u shpreh kryedemokrati

“Çdo qytetar shqiptar e ka detyrë të na bashkohet që më 30 qershor të mos ketë një tjetër krim elektoral. Është borxhi ynë ndaj atyre që sakrifikuan për liri dhe demokraci në 50 vite komunizëm dhe 30 vjet pluralizëmm, të cilit do ti japim fund. Ndaj vetëm kështu do të mund të kthejmë normalitetin dhe stabilitetin, që ti japim mundësi qytetarëve të zgjedhin qeverinë dhe të shkarkojnë qeverinë që nuk ju shërben. Kjo është e vetmja rrugë drejt Europës dhe është synimi më madhor i shqiptarëve. Shqipëria si gjithë Europa. Ky është vetëm fillimi i mosbindjes civile.”,  Më 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje në Shqipëri. Këtë e di edhe bufi edhe vëllai i bufit Edi Rama. Opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet siç krijohen shërbëtorët dhe mercenarët e Edi Ramës -u shpreh Basha