BallinaOP EDQeveria e ulur mbi kurbën e testimeve. Vazhdojnë me një këmbëngulje, prej...

Qeveria e ulur mbi kurbën e testimeve. Vazhdojnë me një këmbëngulje, prej një fëmije kokëfortë, në mbajnë…

spot_img
spot_img

Nga Ilir Pecnikaj

QEVERIA E ULUR MBI KURBEN E TESTIMEVE.
Përsëri qeveria jonë nuk lëshon pe…
Vazhdojnë me një këmbngulje, prej një fëmije kokëfortë, në mbajnë e tendosur të “KURBËS” covid-19, me metodat e tyre klasike “genje dhe fsheh”.
Aq të vendosur janë që ta mbajnë “nën kontroll” këtë kurbë, saqë duket sikur janë ulur të gjithë si qeveri mbi të, për ta tendosur, duke shtuar këtu, përveç peshën e tyre, po shtojnë dita ditës edhe peshen e propogandes e cila po i ngjan përditë e më shumë asaj të gestapos.
Mjafton të shikojmë kurbën e muajit të fundit, i cili është edhe muaji me rezultatet më katastrofike deri më tani (dhe pse as 30% e të vërtetës nuk është e deklaruar, siç e kemi vertetuar me qindra herë deri më tani). Me gjithë këtë peshë, kurba përsëri ka një trend në rrijte që nuk premton asnjë rezultat pozitiv për muajin që do të vijnë…
Ajo që bie menjëherë në sy (shiko kurben në foto) është paralelizmi perfekt midis të ashtuquajturave “trendy line” ( dy drejtëzat e kuqe) mes numrit total të tamponeve dhe tamponeve positive. Këto dy drejteza (kurba) mbivendose plotësisht. Kjo është prova përfekte për të treguar se raporti mes tamponeve totale dhe tamponeve positive është konstant gjatë gjithë kohës.
Po qe se kurba e tamponeve totale “cveshet” nga kamuflimet që i janë bërë përmes tamponeve në strukturat private, kjo kostante është në kufijtë e 65-70%.
PRA JEMI SHUMË LARG NGA 5-10% SIÇ REKOMANDON OBSH-ja.
Meqense janë kaq të ngjashme po marrim në shqyrtim ditën e djeshme ku kishim 2176 tampon nga të cilët 832 pozitiv:
1. Kapaciteti i ISHP dhe sateliteve të saj nuk është më shumë se 1260 teste. Në bazë të:
a) LIGJ Nr. 15/2016 “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”;
b) LIGJ Nr.10 138, datë 11.5.2009 “Për shëndetin publik”, dhe
c) sipas rekomandimeve (të paligjëshme) të Komiteti Teknik, të bëra ligj, me 23 korrik 2020,
ENTI KONFIRMUES ËSHTË ESKLUZIVISHT ISHP.
Pra vetem dje ky raport është 66% mes testeve totale dhe testeve positive.
2. Nëse nga 1260 teste heqim testet e depistimit (teste te cilat MSHMS mundohet të na i servir si teste të enteve private, që edhe kjo është një e pavërtetë e madhe), teste të cila sipas ligjeve të sipërcituara janë detyrim i ISHP-së, kjo shifër bie në 786 teste, shifër e cila është 46 tampone më e ulët se shifra e deklaruar pozitive. Nga ketu dalim në konkluzionin se shifra prej 786 personash pozitiv vjen nga thirrjet deshpëruese, dhe selektimit të tyre përmes 127.
Pra përsëri MSHMS gënjen, dhe e bën për të mbuluar edhe një tjetër të vërtetë shumë të hillur sic është ajo e TESTIMEVE SELECTIVE e cila provon atë që ministrja Manastirliu deklaroj në parlament “do të bëjmë seleksionimin e pacientëve”. Pra detyra e 127 qënka filtri seleksionues i pacientëve.
KJO ËSHTË KRIMINALE, DHE SI E TILLË DUHET HETUAR SA MË PARË NGA ORGANET KOMPETENTE.
Siç duket këto organe ose jane të tredhura ose janë sterilizuara, sepse në çdo vend demokratik, do të kishin bërë me dhjetra hetime deri më tani, për të vertetuar që kjo qeveri është:
mediokre në rastin më të mirë, por

kriminale në rastin real.
Por në këto raste, të dashur miq, na bie ne detyra që të mbrohemi, për të mos u bërë preh e këtyre “seleksionimeve” siç don kjo qeveri, dhe këtë mund ta bëjmë duke respektuar:
1) higjenen personale,
2) distancimin social, dhe aty ku nuk është i mundur ky distancim, dhe në ambientet e mbylluara;
3) të mbahen maskat,
për të mos u bërë preh e këtij seleksioni fashist që po bën MSHMS.
Ph. D. Ilir Pecnikaj
Image may contain: text that says '3000 2500 Nentori 2000 1500 1000 500 Noh tamponi pozitivi tamponi totali 0 Linear tamponi pozikivi) Linear (tamponitotalil)'
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular