Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan.
Mesohet se ata që humbën betejen me koronavirusin janë një 73-vjeçar dhe një 37-vjeçar.
Të dy ata ishin pa sëmundje bashkëshoqëruese. Gjendja e të riut u rëndua 10 ditë më parë dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.