Më 1 dhjetor Lezha u trondit nga plagosja e një 43-vjeçari. Hilë Gjini është sulmuar nga Gjergj Gjini, 69 vjeç. Në momentin e ngjarjes, Hila ka qenë së bashku me bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tij.
Gjergj Gjini i doli para makinës, Hila doli me idenë për t’u sqaruar sepse sipas tij nuk kishte asnjë problem me të. Gjergji në atë moment ka drejtuar armën drejt makinës dhe Hila e ka shmangur goditjen e mundshme të armës drejt makinës, por nga përplasja e tij fizike me të, në momentin që ka qëlluar Gjergji plumbi e ka goditur në këmbë duke e lënë direkt në vend. Ai nuk ka mundur të lëvizë.
Hila ka dhënë ditën e sotme një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live” nga spitali i Lezhës, ku ka zbuluar se si është gjendja e tij shëndetësore.
43-vjeçari ka thënë se është shumë mirë dhe se operacioni i kryer ka dalë mirë. “Jam mirë. Operacioni zgjati 4 orë dhe doli me sukses”, ka thënë ai.