Ervin Salianji ka treguar nëse do të vazhdojë në PD edhe po mos ta fusim në lista për deputet.
“Mirë thashë që këtë e hoqën dhe e eleminuam, por nuk thanë pse nuk bën? Ta thanë pse nuk bën?”, e pyeti Çuri Salianjin. “Kam mbetur i shokuar, si ka mundësi që një parti e tërë mos t’ia dijë ato që ka bërë Salianji tërë këto kohë, rrezikon burgun dhe nuk ia dinë. Nuk është shenjë e mirë, habitem me Salianjin në kuptimin e mirë të fjalës si ka energji të bëjë opozitarin”, shtoi Arjan Çuri.
“Unë kam hyrë në opozitë në parti, kam sakrifikuar nuk kam marrë. Padyshim do ta vazhdoj kontributin tim dhe do jem në mbështetje të PD kudo ta vendosin. Kontributin publik dhe personalitetin politik nuk ta humb askush”, tha Salianji.