Gazetari Elidon Ndreka që ka siguruar për “BalkanWeb” të dhënat e para për atentatin që iu bë efektivit 26-vjeçar të FNSH-së në Shkodër, Xhuljo Prela zbardh edhe skemën e ngjarjes
Referuar burimeve policore, ai bën me dije se i riu rreth orës 02:20 ka qënë duke u kthyer nga Rinasi ku kishte përcjellë një të afërm.
Ai ishte vetëm në makinë në momentin që udhëtonte në autostradën Milot – Lezhë. Nëe këto momente i është afruar një mjet tjetër dhe e ka qëlluar nga distanca.
Ndaj tij është qëlluar tre herë, por njëri nga plumbat e ka prekur. Plumbi ka qënë fatal pasi i ka prekur një nga arteriet kryesore duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme
Pasi është qëlluar i riu ka humbur edhe drejtimin e mjetit. Mjeti i tij ka përshkuar edhe 500 mdetra rrugë e më pas ka përfunduar në një kanal.
Trupi i tij ndodhet në morgun e qytetit, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë intensive. Pista kryesore ku po heton policia është një vrasje për shkak të detyrës.