Një person është vetëvrarë me armë zjarri në njësinë administrative Dajç, në Shkodër.
Mësohet se viktima është një 40-vjeçar, banues në fshatin Mushan.
Ende mbeten të paqarta shkaqet që e çuan në vetëvrasje 40-vjeçarin, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e historisë tragjike.