Mbrëmjen e djeshme këngëtarja e njohur shqiptare Rovena Stefa ka qenë e ftuar ‘Glamour Zone’ ku ka folur rreth detajeve mjaft interesante nga jeta personale, por jo vetëm.
Kështu, ajo ka treguar çmendurinë më të madhe që një fans ka bërë për të. Ky i fundit, i dehur i ka shkuar me armë në dorë në një koncert dhe sipas saj, u desh ndërhyrja e sigurimit, që ta linte të qetë duke pranuar se ai ishte dhunuar më pas fizikisht nga truprojat e saj.
Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me 2 këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa (në prapaskenë) dhe kishte armë me vete. Më tha: ‘O do vish me mua o ska…’ Ishte problem sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por mëpas e kanë marr, dhe ka ngrënë një drru të mirë (qesh).
Sa i përket komenteve të Arian Çani të para disa muajve kur u shpreh se Ballkani ka qenë i gjithi helen që u pasua nga kërkesa e Rovenës për bojkotimin e ‘Zonë e Lirë’, ajo u shpreh se fjalët e saj të ashpra, për të cilat tha se nuk ishte penduar dhe së asgjë nuk është thënë në gjaknxehtësi e sipër.
Rovena Stefa më pas, u shpreh se një person publik, nuk duhet të shprehet në mënyrë të tillë, atij ose duhet t’i mbyllet emisioni ose të marr një gjobë.
Nuk do të shkoj më tek Çani. E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë. Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t’i thotë ‘më fal’ të gjithë shqiptarëve