BallinaAktualitetDrafti për memet/Ervin Salianji: Qeveria po ushtron presion dhe kërcënon gazetarët

Drafti për memet/Ervin Salianji: Qeveria po ushtron presion dhe kërcënon gazetarët

spot_img

Ish-deputeti Ervin Salianji e ka konsideruar si një kërcënim kundrejt gazetarëve draftin që po qarkullon prej ditësh në media, për ndryshimin e ligjeve për shpifjet dhe për MEME-t. I ftuar në “Open”, teksa diskutonte për këtë draft, Salianji tha se nëpërmjet këtij drafti, qeveria po ushtron një presion ndaj gazetarëve.

Sipas Salianjit ky presion po bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo. ai tha se edhe nëse nuk bën qeveria presion, në këtë mënyrë,  u jepet mundësia që ta bëjë dikush tjetër.

“Qeveria po kërcënon drejtpërdrejtë gazetarët, po ushtron presion drejt tyre, po i lë pa mbrojtje. Konkretisht krismat e armëve si në rastin e Klodiana Lalës, nuk dua të futem në detaje tani, por e dimë shumë mirë…”- tha Salianji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular