Policia kufitare dhe autoritetet doganore në Rinas kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se janë sekuestruar 20.000 paund dhe është proceduar penalisht 29-vjeçarja që nuk i deklaroi.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen V. D., 29 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar”, njofton policia.
Në përfundim të veprimeve hetimore, shtetasja V. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”/