BallinaAktualitetVIDEO/"Jep dorëheqjen kriminel", i riu merr vajzën dhe i proteston poshtë zyrës...

VIDEO/”Jep dorëheqjen kriminel”, i riu merr vajzën dhe i proteston poshtë zyrës së Sandër Lleshajt

spot_img
spot_img

Një ditë më parë u vra nga polici i patrullës në Tiranë një i ri 25 vjeçar.

Aktivisti Redon Meksi zgjodhi një mënyrë shumë origjinale për të protestuar kundër vrasjes së të riut nga një efektiv policie.

I shoqëruar nga vajza e tij e vogël, ai u vendos para Ministrisë së Brendshme ku i kërkoi ministrit Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.

“Jep dorëheqjen kriminel”, lexohej në pankartat që mbante Ai dhe vajza e tij.

Pavarësisht afrimit të dy policëve të cilët i treguan se nuk lejohet të qëndrojë pranë godinës së ministrisë, i riu vijoi qetësisht protestën.

25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua për vdekje nga një punonjës policie në afërsi të rrugës “Dritan Hoxha”.

Për këtë ngjarje hetimet vijojnë ende, ndërsa efektivi është nën arrest.

Ja postimi që shoqëronte videon:

Protesta eshte i vetmi mjet demokratik qe ne kemi për të mbrojtur të drejtat tona kur sistemi nuk funksionon

Me këtë video dua ti jap një përgjigje të gjithë atyre që ankohen për qeverinë kafeneve, rrugëve, në shtëpi etj , por kur vjen puna për të protestuar kanë atë fjalinë shabllon: Këtu nuk çohet njeri, pse vetëm do dal unë?? PO VLLA vetëm të dalësh. Kur nuk i mbron të drejtat e tua vetë, pse pret që dikush tjetër do dalë ti mbrojë për ty

ps: maskën e vura për mos ti dhënë sebep shoqërimi, e nqs me shoqëronin ta dija që po e bënin vetëm pse po protestoja.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular