Në protestën e sotme përpara ministrisë së brendshme dhe kryeministrisë në mesin e shumë qytetarëve ka marrë pjesë edhe vetë motra e Klodian Rashas.
Ajo tha se kërkoj drejtësi për të vëllain dhe shpjegoi se kishte dalë vetëm për të blerë cigare në momentin kur u qëllua për vdekje nga efektivi i Shqiponjas.
“Dua një drejtësi nga shteti, as dhunë as një problem, dua të drejtën e vllait tim, doli për të blerë cigare dhe të kthehej, pse nuk qëlloi në ajër poi qëlloi atij. Dua drejtësi. Nuk e di arsyen pse u vra, ai kurrsesi nuk kishte armë, ishte djalë shumë i mirë. Shumë i rregullt, ka punuar përherë me babain,” tha motra e tij
Ndërkohë qytetarët vazhdojnë të jenë të grumbulluar në dy vende, para kryeministrisë dhe ministrisë së Brendshme.
Bora Rasha tregoi se Klodiani ishte vrarë me dy plumba, një në kokë dhe një kë zemë
‘Ai është vëllai im, nuk ka pasur asnjë problem. Ai kishte sjellë hurma dhe më pas erdhi i vdekur në shtëpi.
Ka qenë deri në 11.30 me shokët e vet, ishte aty. Pastaj tha po shkoj për të blerë cigare sepse rrinë 24 orë. Për çfarë është qëlluar vëllai im.
Familja ime kërkon të drejtën, do të dijë se pse është vrarë. Vëllai ishte larguar 20 minuta larg nga shtëpia.
Ai ka qenë djali i mirë, i rregullt, i fejuar. Një vajzë nga Dibra, por që jetoni në Tiranë. Kur unë erdha tani, nuk e takova gjallë.
Kam dhe dy vëllezër, ai ishte vëllai i vogël.
Duam të dimë se pse është vrarë, kur policia nuk ka qëlluar as në ajër. Ai është vrarë me dy plumba, një në kokë dhe një në zemër’, tha Bora Rasha, motra e Klodian Rashës.