BallinaKryesoreBesa Shanini përplaset me juristen e DAR Dibër për bashkimin e dy...

Besa Shanini përplaset me juristen e DAR Dibër për bashkimin e dy gjimnazeve

spot_img
spot_img

Shumëkush mban mend kalvarin që kanë hequr gjimnazistët e gjimnazit Said Najdeni të Peshkopisë, për rikthimin e tij në këto ambiente , në qendër të qytetit ku kanë mësuar dhjetëra breza që nga 1962 kur u ndërtua.
Në vitin 2012 gjimnazi u zhvendos në një tjetër godinë për ti lënë vend Filialit të Universitetit, por në vitin 2015 qeveria aktuale e mbylli universitetin me 4500 studente .
Për tre vite me radhë nga 2015-2018 godina mbeti bosh, dhe Bashkia Dibër u bë gati të kthente ambientet në zyra për Bashkinë në atë kohë gjimnazistët u ngritën në protesta , për rikthimin e godinës në gjimnaz siç kishte qenë, kjo pasi klasat kishin mbi ngarkesë deri në 50 nxënës.
Me shkresë të MASR nr.11556 date 08.11.2017 godina kthehet në gjimnaz , dhe gjimnazi ndahet në dy drejtori , duke ndarë në secilën shkollë nga 550 nxënës , kjo edhe për menaxhim më të mirë dhe cilësor të mësimdhënies, por edhe shkollimin e nxënësve që vinin nga fshatrat pas mbylljes së gjimnazeve në disa zona.
Prej disa ditësh flitet për një ribashkim sërish të të dyja gjimnazeve, çka do të çonte sërish në mbingarkesa të klasave, dhe probleme të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në shkollë.
Sot në Dibër ishte vetë Ministrja znj. Besa Shahini , ku vizitoi drejtorinë Arsimore dhe te dyja gjimnazet.
Në pritjen e saj një nga punonjëset e DAR Dibër iu drejtua ministres , ku i shprehu mos pajtimin me një vendim te tille , që do të krijojë kaos në gjimnaz për shkak të mbi popullimit . Gjimnazi në fjalë “Said Najdeni 2 ” ka mbi 550 nxënës dhe nëse bashkohen të dy së bashku numri mund të kalojë 1200 , çka do të vështirësonte mësimdhënien .

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular