Emrat/Partia “Bindja Demokratike” e Patozit me firmëtarë fiktivë, 4 qytetarë ankime në gjykatë

1
505

Tre ditë më parë, Astrit Patozi, deklaroi se kishte dorëzuar në gjykatë dokumentacionin për krijimin e forcës më të re politike në vend, me emrin Bindja Demokratike. Sipas zotit Patozi janë rreth 4 mijë qytetarë që kanë firmosur me vullnetin e tyre për të themeluar Bindjen Demokratike.

Por News 24 ka zbuluar se me dokumentacionin e dorëzuar në gjykatë disa nga firmëtarët janë fiktivë. Një ndër ta, Dritan Agushi nga qyteti i Kavajës i kontaktuar nga News24 deklaroi se ishte vënë në dijeni nga familjarët që emri i tij ishte në listën e themeluesve. Ai thotë se ndodhet jashtë vendit dhe se firma e tij është falsifikuar, madje premton se do ta ndjekë ligjërisht çështjen.

Por historia me fallsifikim firmash nuk mbaron me kaq. News 24 zbuloi se disa qytetarë të tjerë, po nga Kavaja, kanë bërë ankim në gjykatë kundër Bindjes Demokratike, duke e akuzuar se ka përdorur firmat e tyre për themelimin e partisë. Padia që disponon News 24, është firmosur nga Zyber Molla, Shyqyri Proshka, Mehmet Sheme dhe Mirjan Krasniqi.

Qytetarët që kanë verifikuar falsifikimin e dokumentave akuzojnë Gjykatën për shkelje të ligjit, pasi sipas tyre ka bërë regjistrimin e Bindjes Demokratike pa verifikuar firmat.

Të katërt qytetarët, që i kërkojnë gjykatës të kthejë mbrapsht si të paligjshëm vendimin për regjistrimin e Bindjes Demokratike, shprehin gatishmërinë e tyre të vendosin para gjykatës specifikimet e shkrimit të tyre për të verifikuar shkencërisht se firmat për rregjistrimin e Bindjes Demokratike janë fallsifikuar.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: startnews.news/2019/04/26/partia-bindja-demokratike-e-patozit-me-firmetare-fiktive-4-qytetare-ankime-ne-gjykate/ […]

Comments are closed.