BallinaKronikeArrestohet autori i gjashtë për grabitjen e bujshme në Rinas, i njohur...

Arrestohet autori i gjashtë për grabitjen e bujshme në Rinas, i njohur si “Daja”

spot_img
spot_img

Ka përfunduar në pranga autori i gjashtë pas grabitjes së rreth 6 mln eurove në Rinas, pasditen e 9 prillit të këtij viti.

Në pranga ka përfunduar një shtetas nga Kosova, për të cilin ka dëshmuar i penduari Alkond Bengasi.

News 24 thotë se arrestimi është kryer tek Shkëmbi i Kavajës, midis Durrësit dhe Kavajës.

Bengasi e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.

Deri më tani, janë arrestuar shtetasit Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula, Saimir Çela dhe Elton Pikli.

Të maskuar dhe të armatosur, ata rrëmbyen thasët me eurot të tre bankave të nivelit të dytë, të cilat po i dërgonin për në Vjenë të Austrisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular