Botuesit i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi thotë se forcat e policisë kanë shoqëruar me forcë kryeredaktorin e kësaj gazete, Qamil Xhani.
NIkoll Lesi ka bërë të ditur se “Forcat Speciale ndaluan kryeredaktorin e Gazetës Koha Jonë. Qamil Xhani u ndalua në rrugicat e redaksisë së gazetës. Pasi fola me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veli, ai tha që është ndaluar gabimisht dhe do e lëshojmë”.
Disa protestues janë ndaluar nga policia gjatë protestës së sotme, e treta që prej vrasjes së 25 vjeçarit, Klodian Rasha.