Grupet e protestuesve në një moment u spostuan në zonë e ish-Bllokut. Policia ka shpërndarë turmat duke hedhur gaz lotësjellës dhe ujë me presion.
Ndërkohë që forcat e policisë kanë nisur shoqërimin e disa të rinjve. Një rast ishte ndalimi i këtij të mituri, i cili ishte i ndaluar nga policia, por pas ndërhyrjes së protestuesve të tjerë, i riu është liruar nga bashkëmoshatarët e tij.
Madje, ai ka marrë edhe prangat me vete nga duart e policit.