Rama sot në Elbasan/Luçiano Boçi: Ja arsyet pse nuk duhet të vij dhe surpriza që e pret…

2
231

Nga Luçiano Boçi

Ka shumë arsye…..
Por secili nga ju që e lexon mund të shtojë një sepse tjetër.
Unë po rendis disa.
-Sepse falë tij Elbasani është qyteti më i kriminalizuar, me siguri zero.
-Sepse falë tij është qyteti më i ndotur e kanceroz i Shqipërisë.
Me mbështetjen e tij, janë ndërtuar gjigandët e helmimit të qytetit e ish komunave:
Inceneratori kancerogjen;
Rafineria e “gomave” në Balldren; Perpunimi i pjesëve ndotëse për makina;
Pika e përpunimit të mbetejeve të baterive.
Pa harruar ndotësit historikë e klasikë.
-Sepse është sot Bashkia më nivelin më ulëritës të varfërisë.
-Sepse është Bashkia me nivelin më të lartë të papunësisë.
-Sepse është Bashkia me eksodin më të madh të të rinjve.
-Sepse është Bashkia me zero investime në ish komunat.
-Sepse është Bashkia me parkun më të betonizuar, sipas idesë së vetë Ramës, për betonin e së cilës janë hedhur në erë 3 miliard lekë nga xhepat e qytetarëve.
-Sepse përdhosi Normalen e Elbasanit dhe ka shkelur mbi kontributin e Kristoforidhit, Cipos, Xhuvanit, Budës, Popës etj dhe kontributit të qindra mësuesve simbol të Shqipërisë që dolën nga Normalja e famshme, duke e kthyer arsimin e tij në të varur.
-Sepse po zhduk traditën e mësuesisë nga Universiteti i Elbasanit.
-Sepse e mori zvarrë për 6 vite rresht, me përçmim rrugën Tiranë-Elbasan, ende e papërfunduar.
Prandaj ai nuk ka surrat të vijë e të shes mend në mes të qytetit.
Kjo nuk është Bashkia që duan elbasanasit kudo që janë.
Prandaj, si qytetarë të urtë e kurajozë, t’i themi ndal së keqes.
Së keqes nuk i hapet porta.
I mbyllet njeherë e përgjithmonë.

Nesër të gjithë në 9.30 tek rrethrrotullimi i karburantit GEGA, për të penguar të KEQEN që kërkon të ndyjë qytetin!

2 KOMENTET

Comments are closed.