Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku ka humbur jetën një 55-vjeçar.
Bëhet me dije se 55-vjeçari po lëvizte me makinë pune eskavator me kovën lartë dhe akisdentalisht mjeti i tij ka prekur telat elektrik.
Pas kontaktit me rrymën elektrike ka ndërruar jetë shtetasi P.A., 55 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.