Nga Shpendi Gashi
Ishte 4 mars i vitit 1981 kur në një mencë (gjelltore) të Prishtinës, një student gjeti një buburrec në pjatën e tij të gjellës.
Kjo ngjarje inicoi lëvizje spontane tëstudentëve të Kosovës për kushte më të mira shërbimi, por në nivel makro shërbeu si shkëndijë e demostratave mbarë kombëtare.
Studentët dhe rinia zbrazën gjithë mllefin e akumuluar prej vitesh, ku përpos uzurpimit territorial dhe sistemor po përdoreshin edhe metoda helmimi ndaj tyre.
Këto demonstrata ku u spikatën akte të dhunës së milicisë serbe, burgime, brutalitete nga më të ndryshmet, u bënë pararoja e asaj që sot ne e quajmë “Lufta e Kosovës”.
8 dhjetor 2020, Tiranë, zyrtarsisht “Dita e Rinisë’’.
Pas orës 22:00 fillon regjimi policor në ndjekje të “armikut të padukshëm”. Nëse gjendesh jashtë pas këtij orari, gjoba dhe dajaku nuk mungojnë nga mercenarët e milicisë së Udhëheqjes.
Por jo, në këtë ditë u mishërua edhe fizikisht vrasja e Ditës së Rinisë.
Regjimi policor tanimë merr edhe jetë të rinjsh, sikur të mos mjaftonte gjenocidi që i bëhet përditshmërisë dhe gati çdo fushe të jetës.
Iluzioni i tranzicionit ‘’mbylli sytë’’ në po këtë datë.
Jemi kthyer as më shumë e as më pak në një kopje të shëmtuar tësistemit jugosllav, ose mbase kemi qenë gjithë këtë kohë, por të verbuar nga ëndrra europiane, e cila ka ngelur vetëm ëndërr.
Kemi njësistem ekonomikku mbizotërojnë fasadat e P.P.P-ve,që po zhduk pronën private me anë të shtetëzimit e investimevetë famshme publike.
Të dyja këto rezultojnë në qoka dhe pastrim parash të atyre personave vegël, tëcilët rëndom i quajmë oligarkë. Këtë sistem financiare ndiqte Tito, ekonomi shtetërore me partneritet privat (të përcaktuar nga po ai vetë.)
Akoma më shumë i ngjasojmëme atë parlamentin një partiak të stisur ashtu kot me disa buratinë të neveritshëm, të cilët vetëm emrin e kanë opozitarë. Apo me mungesën e sistemit gjyqësor, i cili është i tretur e i kallur tashmë.
Propaganda qeveritare është kudo. Investohen miliona dollarë për imazhin, por ka mugesa në investime arsimore, mjekësore, infrastrukturore. Çensurohen mediat dhe zëri kundër.
Dhunën e milicisë po e shohim në ndodhitë e djeshme dhe të sotme.
Urdhërime për burgim ndaj çdokujt që proteston për të drejtat e veta, ndaj çdokujt që mendon ndryshe. Po dhunohen e po vriten të rinj me arrogancë të pashoqe. Nga ana tjetër ndaj vrasësit po kryhen gjyqe ‘’fasade’’, me siguri do e degdisin nëndonjë Singapor apo Amerikë Latine.Milicia e armatosur deri në fyt, përballë tyre rinia me grushta dhe hurma.
E trishtëështë të shohët shqiptarë kundër njëri tjetrit, për llogaritë e një llozhe anti-kombëtare. Nuk duket sikur makinacionet politike, ftesat për dialog dhe as përdorim në rritje i dhunës ta fikin revoltën. Sa më shumë të anatemohet nga ‘’ushtarët’’ mazokistë të Rilindjes, aq më shumë rrit empatinë e çdo qytetari të Republikës. Dikush del në terren e demaskon dhunën, dikush bëhet viktimë e dhunës, dikush armë ka penën.
Rrugët e Tiranës po digjen e po lahen me gjakun e pafajshëm. Ky gjak është boja që do nënshkruajë kontratën e Lirisë.
Secili po bën atë që di të bëjë më mirë, duke i qëndruar njëri tjetrit në krahë. Është për një mision të vonuar që na e bënë peshqesh homologët e ’91-shit, rrëzimin e diktaturës. Po funksionojmë si një trup!
Leviathani u zgjua!
Një ra, mijëra u ngritën!