Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e arrestit ndaj 24 personave, të ndaluar gjatë protestës së 11 dhjetorit në Tiranë, pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha.
Gjyqtarja, Ardiana Bera ka dhënë vendimin që 11 prej tyre të lihen në burg për një afat 10 ditor, për 9 prej tyre u mor masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa për 4 të tjerë, arrest shtëpie.
Ditën e sotme po mbahet protesta e 6-të pas vrasjes së të riut, Rasha mëngjesit e 8 dhjetorit nga policia.