Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në Syri TV, është shprehur se vendimi i qeverisë për ta quajtur “aksidentale” vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, është poshtëruese.
Sipas ish kryeministrit, pensioni për familjen është një zgjidhje kanunore.
“Kjo është një zgjidhje kanunore. Edvin Kristaq Xhelati ka bërë një zgjidhje kanunore. Në kanun, gjaku ose merret, ose paguhet me para. Xhelati kësaj radhe vendosi të paguajë me para gjaku. Ai ka kryer një vrasje për së dyti të viktimës.
Rama u tha shqiptarëve, se duke e cilësuar si aksident, unë mund ta nxjerr të pafajshëm vrasësin, pasi kam shlyer gjakun. Nuk ka zgjidhje më të shëmtuar dhe kriminale.
Nuk mund të shpallësh aksident vrasjen me dy plumba, se u ke dhënë mundësi të gjithëve që të bëjnë vrasje dhe ta shpallin si aksident. Me këtë, Edi Rama ka poshtëruar çdo shqiptar,” tha Berisha.