Ish-kryeminsitri Sali Berisha denoncon përmes një fotoje, dhunën e ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve që dolën në shesh pas vrasjes së Klodian Rashës, më datë 8 dhjetor.
Berisha publikon mesazhin e të miturit, i cili shkruan se prej 3 ditësh këmba i është përkeqësuar dhe nga grafia i ka dalë i kishin plasur venat e gjakut nga goditjet.
“Kryengritesi i papmposhtur denoncon dhunen e eger te ushtruar ndaj tij.Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritesit guximtar! Sb:
“Pershendetje dr Berisha Kam 3 dit qe kemba me eshte perkeqsuar nga goditjet e policise ne furgon. Kam mar ilace i kam bo grafi dhe m kish plas gjaku mbrena. Spo muj me levis as neper shpi. A do vihet drejtesi noj her ne kete shtet i marrin qytetaret dhe i rrafin aq me keq edhe minorenet me ca te drejte? Kush mban pergjegjesi per kto qe po na ndodhin ne kuuush?”, shkruan Berisha dhe ndan videon e mëposhtme.