Kandidati i PD-së Hysen Kadiu refuzon KQZ: Jo Parlamentit ku votat janë blerë nga paratë e pista të krimit

2
537

Një tjetër kandidat nga listat e PD-së ka refuzuar të marrë mandatin e deputetit. Hysen Kadiu me një letër publike ka vendosur ti thotë jo ftesës së KQZ-së për mandatin. ‘Refuzoj të jem fasade ne këtë Parlament ilegjitim. Refuzoj të jem komardarë shpëtimi për këtë mazhorancë qe po mbytet e që gjër në çmenduri po merr me vete edhe Shqipërinë’, shkruan Kadiu në letrën e tij.

Letra e Plote

Te dashur miq!

Duke qenë pjesë e listës shumemërore të kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës

KQZ, më ka dërguar njoftimin për pranimin e mandatit të Deputetit, për të plotësuar kësisoj vakancën në Parlamentin e Shqipërisë

Unë, me vulllnetin tim të plotë, dhe me bindjen e palëkundur se ky Parlament nuk përfaqëson më vullnetin e lirë të zgjedhësve shqiptarë, REFUZOJ mandatin e deputetit. Refuzoj të jem pjesë e nje Parlamenti ku votat janë te blera nga paratë e pista të krimit.

Refuzoj të jem fasade ne këtë Parlament ilegjitim.

Refuzoj të jem komardarë shpëtimi për këtë mazhorancë qe po mbytet e që gjër në çmenduri po merr me vete edhe Shqipërinë.

Refuzoj të jem pjesë e këtij Parlamenti të damkosur nga shtetet e Bashkimit Europian, aq sa diskutohet rivendosja e regjimit te vizave.

Refuzoj të jem pjesë e këtij Parlamenti që bën sehir kur shqiptarët nxirren nga shtëpitë e tyre me tymuese dhe kimikate të dëmshme.

Refuzoj të ulem në një sallë me deputetë me rekorde kriminale, me inskenues e regjisorë filmash aksion.

Refuzoj të votoj PPP-të korruptive të kësaj çerdhe paligjshmërie që quhet Parlament.

Refuzoj kapjen dhe mënjanimin e institucioneve të pavarura te Drejtësisë.

Refuzoj për aferat e check-up-it, për gënjeshtrën e shëndetësisë falas, për mos rritjen e rrogave dhe pensioneve, për emigrimin e paprecedentë të shqiptarëve si kurrë me parë, për kanabizimin e vendit, për pasigurinë në rrugët e qyteteve tona, për paaftësinë e mbrojtjes së pikave tona strategjike si aeroporti ‘Nënë Tereza’ nga ku miliona euro zhduken si me magji.

REFUZOJ këtë mandat deputeti për njëmijë e një arsyet që çdo demokrat e qytetar ka në mendje kur del në rrugë ndaj kësaj Qeverie arrogante e të papërgjegjshme.

Ndaj, ne mbështetje të plotë të liderit të opozitës  Lulzim Basha, kauzës së Partisë Demokratike, vlerave që ajo mbart dhe problemeve që ajo ngre, dhe në unison me shqetësimet që çdo shqiptar i ndershëm ka, unë nuk mundem asesi t’a pranoj këtë mandat të nje Parlamenti, që qëndron në këmbë vetëm mbi shit-blerjen e votës dhe ne minim të zgjedhjeve te lira dhe të ndershme. Ndaj, i bindur që të gjithë ju që me mbështesni dhe më përkrahni do ta mirëkuptoni qendrimin tim pa më të voglin ekuivok, ju ftoj të bashkohemi për Shqipërinë si gjithë Europa, për Shqipërinë pa Edi Ramën.

Ju faleminderit!

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 45898 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/04/27/kandidati-i-pd-se-hysen-kadiu-refuzon-kqz-jo-parlamentit-ku-votat-jane-blere-nga-parate-e-pista-te-krimit/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 73395 additional Information on that Topic: startnews.news/2019/04/27/kandidati-i-pd-se-hysen-kadiu-refuzon-kqz-jo-parlamentit-ku-votat-jane-blere-nga-parate-e-pista-te-krimit/ […]

Comments are closed.